Zgjatja e hetimeve/ Rrumbullaku sqaron: Nuk kemi patur asnjë dekonspirim!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka mohuar faktin se në operacionin e fundit të Policisë të ketë patur rrjedhje informacioni.
Gjatë fjalës për mediat, ku zbardheshin detajet për 6 vrasje të kryera në harkun kohor deri në 2 vite më parë, Rrumbullaku u pyet se pse u desh kaq kohë, për zbulimin e tyre dhe nëse ekzistonte mundësia që individë nga radhët e Policisë të jenë bërë bashkëpunëtorë të krimit.
Rrumbullaku theksoi se jo çdo operacion që nuk rezulton i suksesshëm do të thotë që është i dekonspiruar.
“Jo në çdo rast mund të mendoni se një operacion policor, mbi bazën e të dhënave që marrin strukturat mund të mos rezultojë me sukses dhe duhet thënë apo t’i vëmë nofkën se ka bashkëpunim nga Policia. Ju siguroj se nga analizat e mia, në asnjë rast, nuk kemi pasur dekonspirim dhe nuk kemi pasur lidhje të tilla kriminale për të cila duhet të akuzojmë strukturat e Policisë.”, tha Rrumbullaku për gazetarët.
KOHA JONË SONDAZH

