FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zgjatja e Vetting-ut? Duma: Prioritetet e PD i përcaktojmë ne, jo PS

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma thotë se Reforma në Drejtësi është prioritet kombëtar për Shqipërinë dhe duhet të vijojë.

Gjatë intervistës në emisionin “Now” të Erla Mëhillit, ajo la të kuptohet se PD-ja nuk është kundër zgjatjes së mandatit të Vetting-ut, por nënvizoi se nuk është prioritet i momentit për opozitën.

”Vetting-u nuk ndalon nëse ne nuk e votojmë sot. Prioritetet tona për këtë moment i përcaktojmë ne. Në këto kushte në asnjë mënyrë se nuk mund të biem pre e prioriteteve që ka PS në rastin konkret dhe me ndërkombëtarët flasim me gjuhën e arsyes”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?