Zgjedhjet 2025/Belinda Balluku fillon punën si drejtuese politike e qarkut të Fierit

Belinda Balluku, zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës e Energjitikës, është caktuar si drejtuese politike e PS për qarkun e Fierit. Zgjedhjet po afrohen dhe Balluku ishte dje në Fier, ku bëri prezantimin e parë me strukturat drejtuese të Fierit.

Belinda Balluku vjen nga një eksperiencë pune pozitive partiake në qarkun e Dibrës, ku mori në çdo palë zgjedhje rezultate të spektakolare.

Pas takimit në Fier ajo shkruan: “Takimi i parë me strukturat e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit. Faleminderit me zemër për mikpritjen e ngrohtë. Një falënderim të sinqertë për kolegun Balla, për të gjithë punën dhe rezultatet e arritura në këtë qark. Nga sot nis një sfidë e re. Me strukturat tona të palodhura, do të jemi në çdo cep të qarkut për të diskutuar me çdo qytetarë, si dhe prezantuar vizionin dhe projektet tona në rrugën drejt #Shqipërisë2030”.

SHKARKO APP