Zgjedhjet, Didi: Garantojmë ruajtjen e votës së lirë

Zgjedhjet po afrojnë dhe një rol të rëndësisshëm në këtë proces luan edhe Policia e Shtetit. OSBE do të zhvillojë trajnime për punën që Policia e Shtetit do të ketë në procesin e zgjedhjeve lokale më 21 qershor. Në një aktivitet ku ishin të pranishëm kreu i Policisë së Shtetit, kryetari i prezencës së OSBE dhe përfaqësues të KQZ, Artan Didi siguroi se policia do të jetë e paanshme në punën e saj dhe do të garantojë sigurinë e votës së lirë.

"Zhvillimi i zgjedhjeve më 21 qershor 2015 eshtë një ngjarje e rëndësishme politike dhe sociale për vendin tonë, ka vëmendjen e opinioni publik shqiptar dhe faktorit ndërkombëtar. Puna e policisë është e një rëndësie të madhe në krijimin e një mjedisi të sigurt për zhvillimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike duke zbatuar dhe planifikuar të gjatha masat e nevojshme për garantimin e rendit, të sigurisë publike si dhe parandalimin dhe hetimin e veprave penale që cënojnë këtë proces zgjedhor.   Ndaj besimin se policia vepron në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve dhe ky është një kusht dhe garancia që qytetarët të ushtrojnë të drejtën themelore për të votuar dhe të drejtën për të pasur liri të shprehejes. Policia e Shteit ka për detyrë të garantojë jo vetëm rend dhe siguri  para gjatë dhe pas procesit zgjedhor, por edhe të paraqisë me dinjitet vlerat e saj si zbatuese dhe garantuese e ligjit. Në këtë kuadër, policia do forcojë bashkëpunimin me KQZ dhe të gjitha institucionet e tjera zgjedhore. Me përgjegjësi të vecanta që ligji na ngarkon gjatë kryerjes së detyrat do të manifestojmë standardet me të larta, etike dhe integritet në zbatimin e ligjit. Policia është e depolitizuar dhe detyrat i kryen në përputhje me ligjin. Për t’ju ardhur në ndihmë do të zhvillohen trajnime me punonjësit e policisë nga niveli më i lartë drejtues deri në nivel zbatues. Do të jepet roli i policisë në 21 qershor 2015.Këto trajnime do të ndikojnë në mënyrë të ndjeshme në kapacitetet profesionale. Policia e shtetit do të jetë promotori i një shoqërie demokratike. Nga vota e lire rrjedhin të gjitha pushtetet, e drejta e votës eshte e shenjte, ndaj duhet te jemi te privilegjuar që ligji na i jep detyrën fisnike të ruajtjes së kësaj të drejte", tha Didi.

Ndërsa nisja e trajnimit u përshëndet edhe nga kreu i prezencës së OSBE në Shqipëri Florian Raunig, i cili garantoi mbështetje të plotë.

"Ju mirëpres në fazën  e parë të trjanimit për policinë. Puna që ju bëni është element thelbësor për të pasur zgjedhje të suksesshme. Raporti përfundimtar  i OSBE që nga 2007 ka qenë profesional gjatë procesit zgjedhor. Kjo është një arritje që ne presim ta mbani sërish. Përgëzoj Qaton, i cili me udhëheqjen  e Didit mori përsipër trajnimin. Ky trajnim do t’ju njohë me detyrat që do të ndiqni sipas kodit zgjedhor. Kam besim se polica do të ndikojë paanshmëri në këtë proces dhe do të punojë me profesionalizëm. Puna normale e policsë duhet të vazhdojë. OSBE do të jetë partner strategjik për të thënë mbështetje të plotë. Ne kemi një qëllim të përbashkët, të zhvillojmë Shqipërinë", u shpreh ai.

SHKARKO APP