Zgjedhjet në Ditën e Bajramit, Sytari: As në komunizëm nuk ka ndodhur!
Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari ka fajësuar liderët Rama dhe Basha mbi datën e zgjedhjeve, që është përcaktuar me datë 25 qershor.
Reagimi i myftiut vjen pasi data e zgjedhjeve përkon me datën e parë të festës së Bajramit të Madh, festë kjo për besimtarët mysliman.
Sipas myftiut ky fenomen nuk ka ndodhur as në kohën e komunizmit, edhe pse feja ishte e ndaluar.
“Jemi befasuar nga 2 drejtuesit kryesor kur dëgjuam se caktuan zgjedhjet ditën e Bajramit. Një fenomen që as në kohen e komunizmit nuk ka ndodhur edhe pse feja ishte e ndaluar. Natyrshëm ne presim reagimin e KMSH por kjo është e pafalshme ndaj shenjtërisë së kësaj dite. Festat tona janë të shenjta e solide që prekja e tyre duhet të jetë kufi i ndaluar për të gjithë”, ka thënë Sytari.
Ky vendim për zgjedhje pikërisht në ditën e Festës se Bajramit mbetet një gafë e madhe dhe duhet ndryshuar urgjent.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=6o8mA6to0EA&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]