Zgjedhjet e 13 qershorit kanë mbaruar, fiton Basha

Nga Herion Mesi-

Zgjedhjet e 25 prillit u kyçën me shtatë palë çelësa, ndonëse realisht LSI-në e masakruan PS-ja bashkë me PD-në numërime, të cilat i kanë hequr partisë së Monika Kryemadhit të paktën 4 mandate të sigurta në Durrës, Korçë, Gjirokastër dhe Berat.

Zgjedhje e 25 prillit i mbylli Kolegji Zgjedhor, kurse Sekretari Amerikan i Shtetit, Blinken e vulosi fitoren e Edi Ramës.

Tashmë kemi zgjedhje vetëm në PD, më 13 qershor. Por dhe këto zgjedhje kanë mbaruar, se i fiton thellë Lulzim Basha.

Në LSI nuk ka zgjedhje.

Në Presidencë janë me vështrimin nga korriku 2022, pavarësisht se parlamenti aktual me gjasë do ta shkarkojë Presidentin. Do jetë Gjykata Kushtetuese e cila do vendosë, ku gjasat duken se 4 me 3 do dalë votimi, pra nuk ka shkarkim.

Në Kryeministri shikojnë nga Surreli. Nga Surreli vështrojnë më larg, drejt vitit 2030!

SHKARKO APP