Zgjedhjet e 21 qershorit, Basha i kërkon ODIHR më shumë vëzhgues

 

Kryetari i Partisë i kërkon prani më të madhe të vëzhguesve të ODIHR në zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015.Në takimin e zhvilluar sot me misionin paraprak faktmbledhës të ODIHR mësohet se Basha ngriti shqetësimin për rrethanat e krijuara që shkojnë kundër klimës dhe standarteve që kërkojnë zgjedhjet e lira e të ndershme.

Përmes një njoftimi për shtyp të shpërndarë nga selia e PD-së thuhet se Basha veçoipresionin e vazhdueshëm që i bëhet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si një akt i rëndë që dëmton frymën e këtij procesi.

“Blerja e votave në zgjedhjet e pjesëshme lokale në Korcë, dhe aministimi që i bëri mazhoranca kësaj vepre penale, dëshmojnë se Rama dhe Meta e kanë pjesë të skemës së tyre shitblerjen e votave.”

Kryetari i Partisë Demokratike i kërkoi përfaqësuesve të ODIHR që të sjellin në Shqipëri për zgjedhjet e 21 qershorit misionin më të madh të mundshëm, duke parë premisat aspak të mira për zgjedhje të lira e të ndershme.“Prania sa më e madhe e vëzhguesve do të ndihmonte për ruajtjen e standarteve dhe shmangien e pasojave që mund të vijnë nga cënimi i votës së qytetarëve” vijon njoftimi për shtyp i PD-sëMë tej kreu i PD-së ka ngritur dhe shqetësimin se ndarja e re administrative ka qenë proces i njëanshëm

“Ndarja administrative ishte një proces i njëanshëm i bërë nga qeveria, pa konsultime, pa konsensus, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë në politikën e 25 viteve. Kjo ndarje është bërë për kalkulime elektorale, duke e dëmtuar që në nisje garën e ndershme e të barabartë” citohet tu ketë thënë Basha.

SHKARKO APP