Zgjedhjet e 25 prillit, ambasadori i BE: Rrjedhja e të dhënave personale u pasqyrua dhe në raportin e OSBE/ OHDIR-it, presim përfundimin e hetimeve

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit u ndal në zgjedhjet e 25 prillit.

Teksa bëri publike gjetjet e raportit të Komisionit të Evropian për Shqipërinë, Soreca u shpreh se janë duke pritur hetimet në lidhje me shqetësimet për blerjen e votave, apo edhe për publikimin e të dhënave personale. Shqetësime këto, që janë publikuar edhe në raportin e progresit të KE.

Në raport thuhet se zgjedhjet ishin të mirëorganizuara dhe se administrata e re fitoi besimin e aktorëve, por ka shqetësime në lidhje me keqpërdorimin e burimeve publike dhe funksioneve zyrtare, aludime për blerje votash dhe rrjedhja e të dhënave personale. Për këto ne presim se çfarë do të ndodhë me hetimet.

Ndërkohë Shqipëria po përgatitet për bisedimet për negocim është thelbësore që Shqipëria duhet të ketë edhe stafet më të mira të mundshme institucional. Strukturat e bashkërendimit të BE duhet të artikulohen në mënyrë efikase”, u shpreh Soreca.

SHKARKO APP