Zgjedhjet e 25 prillit, Dule: Do jetë koalicioni më i madh i 30 viteve të fundit
Opozita në zgjedhjet e 25 prillit, pritet që të shkojë me dy lista. Në një listë PD-ja me aleatët dhe LSI-ja. Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, thotë se koalicioni opozitar është më i madhi i 30 vieteve të fundit. Sipas Dules, opozita do të futet në zgjedhje me një formulë të re kandidimi, si synim për të maksimalizuar votat.
Pjesë nga deklarata
Jemi me një formulë të re kandidimi, e cila ka dy specifika në rastin tonë. E para kemi koalicionin më të madh së historisë së këtyre 30 viteve të pas rënies së regjimit totalitar. Për rrjedhojë duhet gjetur modaliteti ose algoritmi që do ti japë secilit vendin e duhur për të maksimalizuar potencialin e vet.
Ishte një heqje e koalicioneve që ne i njihnim në formën tradicionale, dhe kjo është më e vetëkuptueshmja, më normalja. Jemi në kushtet që duhet t’i përshtatemi formulës së imponuar në mënyrë të njëanshme nga opozita, që kishte për synim dhe arriti të krijojë një kuadër të tillë të komplikuar ku duhen diskutuar në hollësi variantet e kandidimit me qëllim maksimalizimin e votës.
Në disa qarqe kandidimi me një listë të të gjithë koalicionit opozitar është më i favorshëm, në një kohë që në disa qarqe të tjera kandidimi me dy lista është më i favorshëm. Është në tryezë diskutimi dhe po diskutohet për një variant të gërshetuar.
Pavarësisht formalitetit që duhet çdo koalicion duhet të paraqesë listën e vet të kandidatëve në çdo qark, do të gjendet formula që edhe kriteri formal të përmbushet, por që edhe qëllimi i maksimalizimit të votës së opozitës të realizohet në këto zgjedhje. Jemi duke harmonizuar qëndrimin e mbi 10 forcave politike serioze. Këtu arrijmë te objektivi i dytë se nuk duhet arritur thjeshtë dhe vetëm një shumicë fitoreje.