Zgjedhjet e 25 prillit u blenë me dhjetëra milionë euro. PD të deklarojë hapur: I njeh apo jo zgjedhjet?!

Zgjedhjet mbaruan. Edi Rama po shkon drejt mandatit të tretë. Dhjetëra milionë euro u hodhën në çdo cep të Shqipërisë nga bandat e mirëstruktuara të drogës, nga oligarkët dhe natyrisht nga Rilindja e cila u përcaktoi skemën e “industrisë së votave”.

Në shumë zona kishte dhe një bashkëpunim të fshehur mes Rilindjes dhe disa strukturave të PD-së për të vjedhur votat e LSI, sikurse ka video, foto e fakte që komisionerëve të PD-së u vinte buka falas nga Rilindja, e ku darkonin në kushtet e numërimit bashkë PS dhe PD.

Ashtu sikurse ka fakte që shumë komisionerë të PD nuk pranuan kurrsesi të binin në kompromis me grupet e PS dhe Rilindjes që të copëtonin votat e LSI.

Numri jashtëzakonisht i madh i votave të pavlefshme, mbi 85 mijë, ku mbi 80 për qind e tyre ishin pro LSI dhe që përfunduan ose si vota pro PS ose i firmosën edhe komisionerët e PD-së si “pavlefshme” tregon se “makina elektorale” e mafies rilindase bëri kërdinë.

Në Berat, Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Tiranë, etj. mandatet e deputetit për LSI nuk u morën sepse mafia, pikërisht kjo mafie e bashkërenduar si plan kundër LSI, funksionoi. Masakra elektorale e hartuar në zyrën e Edi Ramës, e kontrolluar nga oligarkët,  e vënë në praktikë pikërisht me euro tregoi se këto nuk ishin zgjedhje të lira, por MASAKËR!

Dje doli një kandidat demokrat, i pakomprementuar, Agron Gjekmarkaj që tashmë do jetë deputet dhe tha se “zgjedhjet ishin të parablera, ishin një masakër dhe se PD nuk do t’i njohë zgjedhjet si të lira”.

Nga ana tjetër zyrtarisht PD-ja dhe as Lulzim Basha nuk thonë hapur: Që i njohin ose nuk i njohin zgjedhjet e 25 prillit!

Duhet ndarë pa asnjë hezitim nga lidershipi demokrat: I njohin këto zgjedhje apo jo?

 

SHKARKO APP