Zgjedhjet e ardhshme, PD kërkon që të kemi 90 bashki

Bashkëkryetarja demokrate e Komisionit të Reformës Territoriale, Dhurata Çupi thotë se opozita ka gati draftin për ndarjen e re administrative, të cilin do ta prezantojë në fillim të shtatorit.

Demokratët do të kërkojnë që Shqipëria në zgjedhjet e ardhshme vendore të mos ketë më 61 bashki, por rreth 90 të tilla. Deputetja demokrate pranon se PD-ja do të propozojë ndarjen e Shqipërisë në rajone duke rrëzuar ndarjen e vendit në 12 qarqe.

Në kushtet kur një tjetër grup deputetët dhe ekspertësh në PD e drejtuar nga Sali Berisha janë duke punuar për një draft për territorialen, a beson Çupi se drafti i propozuar prej saj do të jetë konsensual?

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?