Zgjedhjet e brendshme në LSI, Caka: Transparencë për kostot financiare të votimit online

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvillon ditën e shtunë datë 21 nëntor, zgjedhjet e brendshme për Kryetarin e Partisë dhe delegatët e Konventës Kombëtare që do të zhvillohet në datë 5 dhjetor.

E ftuar në Ora News, ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka ka folur për procesin që do të zhvillohet duke u shprehur se risia e këtyre zgjedhjeve është votimi elektronik i cili është një lehtësi për shkak të situatës me pandeminë. Caka tha se pas procesit zgjedhor LSI do të bëjë transparencën dhe për kostot financiare të procesit.

CakaNe kemi krijuar dhe një lehtësi për shkak të pandemisë, që është dhe një risi e sjellë nga LSI votimi online, për të shmangur për ata që nuk dëshirojnë të kenë kontakt fizik me anëtarët e tjerë. Kemi pasur kërkesa të shumta për votuar nga njerëz të cilët nuk ndodhen dhe në Shqipëri. LSI ka parashikuar në statutin tonë transparencën financiare edhe kur kjo gjë nuk kërkohej nga kodi zgjedhor. Sigurisht që është duke u përgatitur e gjithë fatura financiare e cila do të bëhet e ditur pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Në lidhje me konfirmimin e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi Caka tha se është e parashikuar në statutin e LSI që në rastin e një mandati i cili nuk është plotë mund të ketë një rikonfirmim të Kryetarit.

CakaMandati i znj.Kryemadhi nuk është një mandat normal, sepse mandati që përcakton statuti i LSI është një mandat 4-vjeçar. Znj Kryemadhi është bërë Kryetare në vitin 2017, pra është një mandat i marrë pak më vonë dhe ne e kemi në statut që mund të ketë një rikonfirmim mandati në këto kushte. Fleta e votimit do të ketë dy kuti ku do të konfirmohet ose jo Monika Kryemadhi si Kryetare, secili qytetar ka të drejtë të bëjë zgjedhjen e tij.

SHKARKO APP