Zgjedhjet lokale, Përnaska tregon kandidatin që duhet të ketë PD për Tiranën
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska pohon se e djathta duhet të dalë me një kandidat të vetëm për Tiranën, në zgjedhjet e ardhshme vendore. Për “Euronews Albania”, ajo thotë edhe se kandidatura duhet të jetë përfaqësuese e së djathtës dhe të ketë integritet moral.
“Unë gjykoj që e djathta ka nevojë të dalë me një kandidat të vetëm dhe të unifikohet më shumë se kurrë. Unë shoh një pritshmëri shumë të lartë të qytetarëve të Tiranës për të bërë ndryshimin në Tiranë.
Tirana vuan nga probleme madhore. Jam e vëmendshme, jam në një marrëdhënie intensive me banorët, edhe në lagjen time takohemi e flasim, qarkullojnë emra.
Unë do të mbështes atë kandidaturë që do dojë shumica e demokratëve. Pres të kem të bëj me një kandidaturë që të jetë përfaqësuese e së djathtës, të jetë me integritet moral dhe të ketë sensin maksimal të përgjegjshmërisë”.