FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zgjedhjet lokale, Presidenti Begaj gati të dekretojë datën

Pas takimeve dhe zhvillimeve të shumë konsultimeve, presidenti Bajram Begaj, pritet që të dekretojë datën e zgjedhjeve lokale 2023, kjo brenda të enjtes së 27 tetorit.

Kodi zgjedhor parashikon se Presidenti e dekreton datën e zgjedhjeve jo më vonë se 9 muaj nga mbarimi i mandatit, çka përkon me fundin e muajit tetor. Përfundimi i mandatit të kryebashkiakëve në detyre është 27 korriku, datë kur KQZ 4 vite me parë, shpalli zyrtarisht rezultatin e vendoreve të 2019.

Begaj duhet të dekretojë një datë mes 15 prillit dhe 15 majit, por në tryezën e tij nga partitë politike është hedhur si propozim data 14 maj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?