Zgjedhjet lokale, PS-ja zyrtarizon një tjetër kandidaturë

Motorët për zgjedhjet lokale janë ndezur. Drejtuesi politik i i PS-së në qarkun e Elbasanit, Damian Gjiknuri, njëkohësisht edhe sekretar i Përgjithshëm i kësaj force politike e ka ngjitur së fundi në nivelet më të larta punën me strukturat pas një periudhe disa mujore qetësie.

Gjiknuri ka vlerësuar punën e të gjithë kryebashkiakëve të qarkut të Elbasanit, por ai ka deklaruar se jo të gjithë ata që janë në detyrë do rikandidojë në këto zgjedhje.

I pari ndër shtatë kryebashkiakët aktualë që thuajse e ka të sigurt deri tani rikandidimin është Andis Salla, kryebashkiaku i Cërrikut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata e Gjiknurit për rikonfirmimin e Andis Sallës si kandidat e PS, vjen pasi ai u vlerësua me superlativa pak javë më parë edhe nga kryeministri Edi Rama gjatë një takimi të zhvilluar me anëtarë të kabinetit qeveritar dhe drejtues të pushtetit vendor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?