Zgjedhjet lokale – Qeveria i shton 130 milionë lekë fondit të KQZ-së!
Aktualitet E Shtunë, 25 Shtator 2021 17:32
Këshilli i Ministrave ka vendosur t’i shtojë Komisionit qendror të zgjedhjeve 130 milionë lekë.
Referuar vendimit, ky fond do të përdoret në funksion të zgjedhjeve vendore të planifikuara për t’u mbajtur muajin e ardhshëm.
Prej disa javësh komisioni qendror i zgjedhjeve ka nisur konkretisht punën për organizimin e procesit.
Efekti financiar prej 130 milionë lekësh do të përballohet nga fondi rezervë i Buxhetit të Shtetit.
KOHA JONË SONDAZH

