Zgjedhjet lokale të 2023, Meta tregon objektivin e Partisë së Lirisë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se qëllimi kryesor i kësaj force është  që të arrijë rezultat të jashtëzakonshëm në zgjedhjet lokale të 2023. Ai tha se deri në fund të muajit përmbyllet dhe procesi për konstituimin e forumeve të Partisë së Lirisë.

“Kemi këtë proces dhe njëkohësisht në fund të këtij muaji përmbyllim dhe konventën e Partisë së Lirisë që të konstituohen dhe forumet e zgjedhura dhe gjithë funksionet e tjera drejtuese në PL.

Kemi nisur procesin e përgatitjes për zgjedhjet vendore, ku prioritet të jashtëzakonshëm i japim rikthimit të opozitës në këshillat lokale, në parlamentet vendore ku sot nuk ekziston fare dhe kemi një qëllim që Partia e Lirisë të shënojë një rezultat të jashtëzakonshëm në këto zgjedhje, sidomos në këto këshilla, ashtu si do kontribuojmë për një fitore të opozitës në shkallë kombëtare sa i takon kryetarëve të bashkive”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?