Zgjedhjet më 11 maj, Shehi: Berisha u provua 3 herë, nuk sjell gjë të re

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi teksa flet për zgjedhjet e përgjithshme më 11 maj, thotë se shpreson për një koalicion sa më të gjerë. Për të ajo që e lidh koalicionin është lista e hapur, pasi që u jep mundësi njerëzve të ruajnë identitetin partiak dhe ruajnë dhe autonominë.

”Gjykoj që partitë opozitare nuk kanë ndonjë diferencë të madhe në program. Programi është si do mundim qeverisjen socialiste dhe Edi Ramën. Pastaj kanë dhe diferenca, le ti ruajnë. Kjo është aleancë pluraliste. Moralin e ka te lista e hapur. Është dhe pragmatiste se thjeshton hartën politike të Shqipërisë. Ky është shtegu nëse duam të hapim një front të ri politik. Nuk ka shumë rrugë përveç bashkëpunimit”,-tha në ”Report Tv”.

Nga ana tjetër, për Berishën tha se arsyeja e ndarjes nuk është thjesht për ”non-grata”, por edhe pse është provuar 3 herë. ”Mendoj se është provuar 3 herë, nuk mendoj se do sjellë gjë të re. Opozita shqiptare duhet të hapë një rrugë të re. Po mundohemi, nuk e di deri ku do mbërrijmë. Një bërthamë e kemi. Nëse na bashkohen edhe partitë e reja do jetë edhe më mirë. Mund të kenë paragjykimet e veta. I jap një sugjerim, të bashkohen me njëri-tjetrin. vetëm kështu do dalin si 2 apo 3 opozita. Se po dolëm 6 opozita, ça kuptimi ka?”.

Për diasporën, Shehi shprehet se duhen lënë të qetë nga politika e Tiranës të votojnë të lirë, dhe të nxiten konflikte politike edhe atje. ”Duhet shtuar një pikë e ligjit që partitë të mos u lejohet të bëjnë propagandë atje. Votimi i emigrantëve do jetë vetëm një zgjatim i votimit shqiptar. Duhet të jenë të qetë, të lirë. Ne duhet të marrim prej atyre këtë votim të lirë. Do transferojmë edhe sherret tona atje”.

SHKARKO APP