Zgjedhjet më 4 Maj 2025, Shehi zbulon detaje nga negociatat me Alibeajn

Dashamir Shehi ka treguar se gjatë takimit për konsultimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme me Presidentin Bajram Begaj, i ka kërkuar vendosjen e datës 4 maj 2025. Shehi foli gjithashtu edhe për tentativat për të krijuar një grup të përbashkët për të hyrë në zgjedhje, bashkë me Enkelejd Alibeajn.

”Ne kemi pretenduar datën 4 maj për këto arsye. Sepse këto diskutuam sot me Presidentin. Data 9 i bie beteja mbi nazifashizmin. Para zgjedhjeve, afektojnë procesin zgjedhor këto propaganda, sepse këto i dominon qeveria.

Ne gjykojmë që është më e rëndësishme që fusha të jetë e pastër për këto propaganda. Pastaj atë periudhë do të mbahet edhe Samiti i Komunitetit politik në Tiranë. Ne pretendojmë të bëhen në datën 4 këto dhe pastaj Rama ta vazhdojë mandatin deri në shtator.

Nëse kemi mundësi ta heqim një faktor që ndikon te zgjedhjet, ta heqim. Këtë e ka në dorë Presidenti dhe nëse nuk e bën ska sens, sepse kjo është një gjë fare e vogël që i jepet në dorë opozitës. Me Alibeajn e kemi bërë një tentativë të parë për të krijuar një grup, sot kemi bërë edhe një konferencë për çështjet e dhunës. Unë besoj se do të arrijmë ta krijojmë një grup, por nuk i dihet, histori shqiptare është kjo”, tha Shehi në ”A2cnn”.

SHKARKO APP