Zgjedhjet në 2025! Rithemelimi do koalicionet, lista të hapura dhe numërim elektronik

Në Durrës u mbajt një takim të opozitës së bashkuar. Oerd Bylykbashi nga Rithemelimi njohu aleatët me propozimet për reformën zgjedhore qe pritet ti paraqesë ne strukturën e re të ngritur në Kuvend.

“Praktikisht çdo parti e e një koalicioni te ketë të drejtën, që të ketë emrin e saj ne fletën e votimit , kutinë e saj për tu votuar, të mbledhë ajo votat qe i takojnë dhe përmes asaj vote çdo parti e koalicionit të ketë mundësi të marrë mandate”,-tha Bykykbashi. Demokratët që mbështesin Berishën, synojnë rikthim tek marrëveshja e 5 Qershorit.

“Po ashtu jemi për lista te hapura, ndërkohë që koalicioni me liste te përbërë është një liste e hapur e partive, zgjedhësi ka te drejte te zgjedhe partine qe do, po kështu të ketë të drejtën të përcaktojë kandidatin që do qe te jetë përfaqësues i partisë përkatëse”.

Për të mundur Edi Ramën, Rithemelimi është në kërkim të votave të majta duke hapur dyert edhe pre ata që nuk ndajnë të enjten ideologji me demokratët. “Ka dhe parti të majtë dhe të qendrës që refuzojnë Edi Ramën, ndaj dora jonë duhet te jete e shtrirë”,-u shpreh Noka. Opozita kërkon shtrirjen e votimit dhe numërimit elektronik në të gjithë vendin dhe mundësimin e votës së diasporës.

SHKARKO APP