FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrja më e lartë në Mitrovicën e Veriut

Në Kosovë vijon procesi i votimit për pushtetit lokal. Janë 883 qendra votimi me 2 477 vendvotime, ndërsa 166 kandidatë janë në garë për komunat dhe mbi 5 000 të tjerë për kuvendet komunale.

Sipas të dhënave të KQZ, deri në orën 11:00 kanë votuar 152 000 qytetarë apo 8,2%, 2,4% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2019. Pjesëmarrjen më të lartë në votime deri më tani e ka komuna e Mitrovicës së Veriut, me 31%, e pasuar nga Zveçani dhe Leposaviçi.

Rreth 25 mijë vëzhgues vendas e ndërkombëtarë do të ndjekin nga afër procesin e votimeve, mes të cilëve 200 janë nga Bashkimi Evropian dhe përfaqësitë diplomatike në Kosovë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?