Zgjedhjet në Kukës, Kulluri: Humbja është e sigurt për PD dhe Foltoren

Analisti Edvin Kulluri, thotë se opozita po shkon drejt humbjes me mënyrën se si po vepron opozita për zgjedhjet e pjesshme në Kukës. Për të PD duhet të ketë fuqi që të kapërcejë ngërçin e brendshëm, dhe se mbështetësit e Foltores duhet të ndahen nga Berisha.

“Së pari nuk po shkojmë drejt zgjedhjeve por drejt humbjes. Situata është e qartë. Humbja do të jetë edhe më e rëndë sesa e Sinamatit për të njëjtën arsye. PD është e ndarë në dy pjesë, humbet energji në debatin e brendshëm se kush është shumica dhe më legjitimi. Formalisht është Basha kryetari i PD në gjykatë, Berisha edhe vetë nuk është i qartë se çfarë që përfaqësonin. Kemi dy popuj demokrat me dy kryetar të ndryshëm. Historia vazhdon dhe përsëritet si me 6 mars dhe 14 maj.

Ajo që ka rëndësi nuk është se ca po ndodh, por se çfarë duhet të ndodhë nga shtatori e tutje. Ky është problemi që duhet shtruar për diskutim nga të dy krahët. A do të ketë fuqi që PD zyrtare të nisë një projekt politik ose të kapërcejë këtë ngërç të brendshëm dhe të shohë përpara për një agjendë politike dhe nëse do të kenë fuqi brenda Foltores që të heqin dorë nga partia e një njeriu për të bashkuar PD zyrtare ose për të nisur një projekt politik tjetër që mund të jetë i suksesshëm“, theksoi Kulluri për ”Abc News”.

SHKARKO APP