Zgjedhjet në Kukës/ PS zgjedh kandidatin, Berisha të dielën. Heshtje në PD-në e Bashës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i rikujtoi forcave politike se për zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës, kanë afat regjistrimi deri në datën 1 shtator ndërsa kandidatët deri më 8 shtator.
Kur afatet kohore të vendosura nga KQZ po i afrohen fundit, PD e Sali Berishës ngulmon se paçka se kemi të bëjnë me zgjedhje vetëm në një bashki, kandidati duhet të zgjidhet përmes “Primareve”. Zhvillimi i tyre do të jetë më 27 gusht, nga ku demokratët e Kukësit kanë si zgjedhje për të votuar 10 kandidatura.
Sot PS-ja zyrtarizoi kandidatin e saj. Asambleja e Partisë Socialiste në Kukës ka miratuar kanidaturën e Albert Halilajt për bashkinë e Kukësit.
Kurse nga PD-ja e Lulzim Bashës ka një heshtje.