Zgjedhjet në LSI, mesazhi i fitores së zgjedhjeve më 25 prill

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi të shtunën zgjedhjet për kryetarin e partisë dhe delegatët e Konventës Kombëtare. Rreth 45 mijë anëtarë të LSI patën mundësinë, për herë të parë në një forcë politike në Shqipëri, që veç votimit fizik të shprehnin pëlqimin për ekipin drejtues dhe me votimin online. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në LSI deklaroi  dje se nga 44 413 anëtarë, 42 807 ose mbi 90 % votuan për rizgjedhjen e Monika Kryemadhit si kryetare të partisë. Pas publikimit të emrave të delegatëve fitues, LSI do të mbajë më 5 dhjetor mbledhjen e parë të Konventës Kombëtare, e cila do të zgjedhë kryesinë e re dhe strukturat e tjera drejtuese.

Por më shumë sesa për rezultatin, zgjedhjet në LSI vlejnë të analizohen për mesazhet e tjera që dhanë për zhvillimet politike. Mesazhi i parë dhe më i rëndësishëm i këtyre zgjedhjeve ishte pjesëmarrja masive e qytetarëve. Në procesin e së shtunës numri i anëtarëve që u bënë pjesë e procesit ishte e jashtëzakonshme dhe befasues. Me mijëra njerëz mbanin radhë para qendrave të votimit në Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër, Lezhë dhe gjithë qytetet të tjera. Kjo ishte një pamje që në Shqipëri nuk shihet as në zgjedhjet parlamentare politike. Mes votuesve binin në sy të rinjtë që ishin më shumë se në çdo forcë tjetër politike.  Pjesëmarrja masive në zgjedhjet brenda një partie nuk mund të shihet vetëm si interes për delegatët apo kryetarin. Më shumë se kaq, dyndja e qytetarëve dhe sidomos të rinjve është dëshmia e një reagimi mbarë kombëtar për zgjedhjet e 25 prillit. Qytetarët janë të revoltuar dhe të lodhur nga kjo qeveri dhe mënyra sesi po ecën vendi. Angazhimi masiv në LSI, veç programit dhe alternativës që ka kjo forcë, tregon padurimin e qytetarëve për të rrëzuar rilindjen. Nëse njerëzit rrinë me orë për të votuar për zgjedhjet brenda një partie, më 25 prill nuk do të shkulen nga qendrat e votimit, pa “qëlluar” me vota kundër pushtetit.

Mesazhi dytë që dha LSI janë anëtarësimet e reja që vijnë në këtë parti nga Partia Socialiste, si dhe angazhimi i njerëzve që nuk kanë qenë më parë në politikë. Një pjesë e mirë e socialistëve të vërtetë që nuk janë bërë pjesë e zullumeve te Rilindja po shohin se PS nuk ka më të ardhme. Mënyra sesi u keqqeveris vendi këto vite dhe dështimet e njëpasnjëshme të Rilindjes, kanë bërë që të majtët në PS të shohin si alternativën e vetme serioze LSI-në. Kur një pjesë e socialistëve pranojnë të dalin hapur në zgjedhjet e LSI, më 25 prill braktisja e Rilindjes do të jetë masive. Pakënaqësia me Ramën dhe Rilindjen ka arritur kulmin dhe ikja e socialistëve nga strukturat e PS u pa dhe të shtunën në zgjedhjet brenda LSI.

Mesazhi tjetër i zgjedhjeve të LSI ishte votimi elektronik. PS ka 20 vite që flet për emigrantët dhe votimin online, por nuk ka bërë asgjë. LSI, brenda pak muajsh bëri të mundur që ti japë peshë dhe vlerë zërit të qytetarëve jashtë vendit duke marrë pjesë në procesin e zgjedhjeve. Sipas KQZ së LSI në votimin online morën pjesë më shumë se 16 mijë qytetarë. Zgjedhjet brenda LSI, me modelin qytetar dhe pjesëmarrjen masive, rrëzuan brenda një ditë gjithë propagandën disavjeçare të Rilindjes kundër LSI. Të gjitha sajesat, intrigat, kërcënimet për dobësimin e kësaj partie, morën një përgjigje që ka lënë pa fjalë gjithë inskenuesit e sulmeve dhe intrigave. Mijëra qytetarët që u dyndën në votime treguan se LSI jo vetëm nuk është dobësuar, por më 25 prill është forca që do të rrëzojë regjimin e Rilindjes.

Imagjinoni se kur dolën në këto momente hapur për të votuar, dhe kur Qeveria bën presion ndaj militantëve të LSI, se si do jenë ditën e 25 prillit kundër Rilindjes.

Mili Xhani

SHKARKO APP