Zgjedhjet në PD, Spaho: Po nuk u servilose, të tregohet dera. Në ditët e fundit do dali Basha nr.2
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka komentuar situatën aktuale brenda forcës kryesore të opozitës, e cila ndodhet në prag të zgjedhjes së kreut të ri. Spaho e ka përshkruar gjendjen në PD si problematike, duke theksuar se partia po përballet me një krizë të thellë që kërkon ndërhyrje të menjëhershme.
”Në PD ka rënë një sëmundje e madhe që duhet të kurohet urgjentisht”,-është shprehur ai, duke nënvizuar nevojën për reflektim dhe ndryshime të brendshme në parti. Spaho hedh si hipotezë dhe daljen në skenë të “Lulëzim Basha numër 2”, i vetmi opsion ku Sali Berisha mund të heqë dorë nga drejtimi i PD dhe të vendosë në krye paardhësin e tij.
“Nuk po lejohet, synohet të ketë një zgjidhje unanime ku kandidati i vetëm do të jetë Berisha me probabilitetin më të madh, por nuk habitem sikur ditën e fundit të dalë ndonjë Lulëzim Basha 2, ndoshta edhe heq dorë dhe vë mëkëmbësin e tij. Problemi është i vogël, por s’do të habitesha”, tha ish-deputeti i PD.
Spaho nënvizon se Partia Demokratike nuk mund të vijë në pushtet me këtë gjendje aktuale sot. Protestat e opozitës nuk frymëzojnë e nuk kanë fuqi për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës. Përsa i përket qëndrimit të gjatë në opozitë, thotë se deputetët e opozitës ndihen komod me atë status ndërsa një tjetër “justifikim” është dhe pritja e radhës (sipas moshës) për të marrë drejtimin e partisë.
KOHA JONË SONDAZH

