Zgjedhjet për kryetar të rinj të PS në 61 bashkitë, Rama: Kandidatët duhet të përballen me njerëzit. Emrat do kalojnë në dy filtra

Brenda Partisë Socialiste ka nisur procesi i zgjedhjeve të reja për kryetarët e rinj në 61 bashkitë e vendit, dhe kryeministri Edi Rama thotë se procesi duhet të jetë transparent. Teksa bëri një profil të kandidatit për kryetar të PS-së në rrethe, Rama pohoi se ai nuk duhe të jetë njish me kryetarin e bashkisë, as në konflikt me të, por duhet që të jenë të gatshëm të përballen me njerëzit.

”Pavarësisht rasteve sporadike, jemi në një situatë qëndrueshmërie ku faktikisht ndikimi i pamundësisë për të ndërhyrë e bën edhe më të pakuptimtë dhe të kotë dhe dëmtues rolin e atyre kryetarë të partisë që i ka mbetur ora po atje.

Është edhe aspekti tjetër i pasjes në territor të kryetarit të partisë, të cilët janë drejtpërdrejt të vendosur dhe i përgjigjen kryetarit të bashkisë. Nuk duhet të jenë në kundërshti, konflikt jo e jo, por është e pakuptimtë që të jenë një. Aq më tepër që detyrat e tyre janë të ndryshme.

E treta është që ne na duhen kryetarë partie që të jenë të gatshëm të përballen me njerëzit dhe për të mos e pritur përballje me njerëzit vetëm kur vjen deputetit”.

SHKARKO APP