Zgjedhjet, PS kandidon Dritan Lelin në Vlorë, në Sarandë Floriana Kokën, Goro në Himarë

 

Partia Socialiste zbardh emrin e kandidatit për kryetar bashkie në qytetin e Vlorës.  Ka qenë deputetja e këtij qarku, Valentina Leskaj e cila ka bërë publik emrin e mjekut Dritan Leli si kandidat për Bashkinë e Vlorës.

Po ashtu Valentina Lesakj zbardhi edhe emrat e Sarandës dhe të Himarës, ata janë Floriana Koka dhe Gjergji Goro.

Mbetet ende mister Tirana, por ditët e fundit në media po përflitet emri i ministrit Erion Veliaj si kandidati potencial për bashkine e Tiranës.

Kandidaturat e zyrtarizuara sot nga PS

Bashkia Vlorë kandidon Dritan Leli

Bashkia Sarandë kandidon Floriana Koka

Bashkia Himarë kandidon Gjergji Goro 

Ora 09:30 Valentina Leskaj del nga selia PS prezanton kandidatët

Leskaj tha se kanë mbështetjen e qytetarëve, pasi janë bërë sondazhe konsultime, direkte dhe indirekte me bazën e strukturat.

SHKARKO APP