Zgjedhjet, Rama: Grida me qera në Durrës te daja me 4 fëmijë

 

Çështja e transferimit të qytetarëve në qytetin e Durrësi, për të cilin PD kërkon hetim pasi e akuzon Dakon për skenë manipulimi për vjedhjen e zgjedhjeve vendore të 21 qershorit u bë objekt debate edhe në Kuvend.

Kryeministri Edi Rama kërkoi të nënvizonte se maxhoranca ishte ndryshe, nga PD dhe me këtë proces elektoral po vepronte krejt ndryshe nga qeveria e kaluar.

Madje sa i takon lëvizjeve të njerëzve, Rama tha se Grida Duma ishte një ndër ato që kishin bërë transferimin në Durrës me një kontratë qeraje tek daja me 4 fëmijë.

Edi Rama: “Ju kujtohet debati në zgjedhjet e shkuara për çështjen e fryrjes së listave, lëvizjet e panatyrshme të njerëzve. Dhe ju kujtohet mirë çfarë keni bërë ju në KQZ përmes përfaqësuesve tuaj, nga Shishtaveci deri në Tiranë. I keni bllokuar të gjitha debatet dhe nuk keni lejuar asnjë lloj hetimi adminsitrativ, e jo më të pranonit që pretendimet tona të shkonin në prokurori. E patë çfarë bëri KQZ. Ju I shikoni por bëni sikur nuk kuptoni, se jeni peng I dikujt që thotë bën sikur nuk kupton. Jo vetëm kaq por po ju them se nëse ju në 2011 ngritët një industri të tërë dhe sollët nga Durrësi mijëra njerëz dhe i regjistruat në Tiranë sigurisht ka dhe njerëz që mund të kthehen por për ne nuk ka pikë problemi. Por kam shumë merak për ju se ju prapë do lini fytyrën në këtë histori sepse do të shikoni mirë nëse doni ta shikoni, pastaj nëse e keni parë dhe e bëni propagandë, dhe e dini mirë atëherë është punë tjetër. Në atë lëvizje historia është krejt tjetër. Histori që mbaron me regjistrimin e kandidates tuaj me kontratë qeraje tek daja që ka 4 fëmijë.

(Dëgjohet reagim nga deputetët e PD-së)

Rama: Tani, normal, s’ka problem. Ka të drejtën e vet ti japë qeranë dajës. Ka të drejtën e vet të flejë me kalamajt e dajës ose poshtë krevatit të dajës.

SHKARKO APP