Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, ARRSH plan për devijimin e trafikut

Në përfundim të sezonit veror turistik, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të nisë punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës. Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli së bashku me inxhinierë të ARRSH-së, përfaqësues të bashkisë Tiranë, të Policisë Rrugore përfaqësues të kontraktorëve dhe të supervizorëve të kontratës “Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës”, zhvilluan një takim ku diskutuan nga afër planin e devijimit dhe menaxhimit të trafikut. “Tashmë pas rënies së fluksit turistik në vend, do të merren të gjitha masat që të fillojnë menjëherë punimet për zgjerimin e këtij aksi të rëndësishëm”, bën të ditur ARRSH. Puna për zgjerimin e autostradës nis në 2 lotet e para kthesa Kamzës-Vorë dhe Vorë-Sukth, për të cilët janë shpallur edhe fituesit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?