Zgjerimi i mbikalimit të Rinasit, bllokohet aksi Tiranë – Durrës gjatë natës më 6 dhe 7 gusht. Ja si do të devijohet trafiku

Qarkullimi në aksin Durrës-Tiranë do të bllokohet më 6 dhe 7 gusht, për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e mbikalimit të ri të Kasharit, pjesë e punimeve për zgjerimin e autostradës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se bllokimi do të jetë në intervalin kohor 00:00-04:30, kohë gjatë së cilës do të kryhet montimi i trarëve metalikë të mbikalimit. Gjatë këtij orari do të bllokohen dy korsitë e aksit në drejtimin Durrës-Tiranë, ndërsa lëvizjet në aksin Tiranë-Durrës do të vijojnë normalisht.

Në vijim të realizimit të punimeve për ndërtimin e objektit:“Zgjerimi i Superstradës Tiranë-Durrës (Faza III)”, është i nevojshëm zbatimi i Planit të Menaxhimit të Trafikut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 6 dhe 7 gusht 2026, nga ora 00:00 deri në 04:30, do të kryhet montimi i trarëve metalik të mbikalimit të ri të Kasharit, për zbatimin e këtyre punimeve, si dhe për sigurinë rrugore është i nevojshëm bllokimi i dy korsive të aksit kryesor në drejtimin Durrës-Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë këtij intervali, trafiku që lëviz nga Durrësi në drejtim të Tiranës, Aeroportit “Nënë Tereza” dhe Kosovës do të devijohet në rampat e autostradës Thumanë-Kashar.
Mjetet me destinacion Aeroportin dhe Kosovën do të vijojnë lëvizjen në autostradën Kashar-Thumanë, ndërsa automjetet me destinacion Tiranën do të orientohen me sinjalistikën e përkohshme në rrugën dytësore duke u rikthyer në autostradën Durrës–Tiranë pas mbikalimit të Kasharit.

Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve, bizneseve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje“, thuhet në njoftimin e ARRSH.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?