Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës, ARRSH: Vijon ndërtimi i nyjes së re të Laknasit dhe i mbikalimit të ri të Kasharit

Punimet për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës po vijojnë me ritme të larta, ndërsa Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar pamje të reja nga kantieri. Sipas ARRSH-së, punimet në Fazën III kanë avancuar ndjeshëm dhe po ecin përpara grafikut të përcaktuar. Aktualisht, ndërhyrjet janë përqendruar në disa pika të projektit, ku ekipet po punojnë paralelisht për përmbushjen e objektivave të kësaj faze.

Një prej zonave ku puna po zhvillohet me intensitet është Laknasi, ku po ndërtohet një nyje e re rrugore. Paralelisht, vijon edhe puna për ndërtimin e mbikalimit të ri në Kashar. Zgjerimi i aksit Tiranë-Durrës synon përmirësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë në një prej segmenteve më të ngarkuara rrugore të vendit.

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Punimet për zgjerimin e Superstradës Tiranë–Durrës, Faza III, vijojnë me ritme të larta, duke shënuar progres të ndjeshëm dhe duke tejkaluar grafikun e parashikuar të punimeve. Në kantier punohet intensivisht në disa fronte njëkohësisht:

Swiss Digital Mobile Reklama

Vijon ndërtimi i nyjes së re të Laknasit dhe i mbikalimit të ri të Kasharit

Punohet për formimin e trupit të rrugës dhe realizimin e ndërhyrjeve të tjera të parashikuara në këtë fazë.
Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës është një nga projektet më të rëndësishme për infrastrukturën rrugore kombëtare, që synon:

Rritjen e kapacitetit të aksit Tiranë-Durrës
Përmirësimin e sigurisë rrugore
Lehtësimin e qarkullimit dhe reduktimin e problematikave në një prej akseve më të ngarkuara të vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?