Zgjerimi i vatrës së zjarrit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Situata e vështirë, ndërhyrja nga ajri rifillon nesër

Kryetari i bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj bën me dije situatën për zjarret. Ndërhyrja ka qenë sfiduese për shkak të disa faktorëve si terreni, era, temperaturat dhe bimësia. Momentalisht, do të vijojë monitorimi i situatës dhe ndërhyrja nga ajri rinis të enjten herët në mëngjes.

“Ka qenë e pamundur për shkak të terrenit të vështirë kodrinor që është i vështirë për të ndërhyrë me mjete tokësore, era e fortë, temperaturat e larta dhe bimësia që favorizon përhapjen e flakëve, janë pisha.

Sot kanë operuar rreth 110 forca në terren, por pavarësisht kësaj kemi përhapje në Ngraçan. Forcat në terren do të kalojnë në monitorim për momentin nëse ka problematika të theksuara dhe nesër në 05:30 do të fillojmë ndërhyrjen nga ajri”, tha Ismailaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?