Zgjerohet infeksioni në Krujë, konfirmohen me koronavirus edhe 6 punonjës fasonerie

Gjashtë punonjës të një fasonerie në Krujë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, mes tyre një burrë dhe pesë gra. Burime për Abc News bëjnë me dije se ata rezultuar pozitivë pas tetë testeve të kryera ditën e sotme.

Kruja është kthyer në një nga vatrat më të rrezikshme të koronavirusit, ku shifrat në bizneset fasone po rriten çdo ditë.

Ato janë bërë burim infeksioni për punonjës nga qytete të tjera, duke zgjeruar kështu hartën e koronavirusit në Shqipëri.

Bashkë me rastet e reja shkon në 29 numri i të prekurve me koronavirus në Krujë, ndërkohë që po nga po e njëjta fasoneri janë prekur edhe punonjës nga Laçi dhe Kurbin e për pasojë edhe familjarë të tyre.

SHKARKO APP