Zgjidhen problemet teknike – Rruga Kukës-Morinë gati përpara sezonit turistik

Punimet në rrugën Kukës-Morinë do të përfundojnë përpara nisjes së sezonit turistik në mënyrë që të lehtësohet qarkullimi i turistëve të cilët zgjedhin Shqipërinë për të kalua pushimet verore. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato inspektuan kantieret ku po kryhen punime përgjatë rrugës, ku u njohën nga afër me problematikët që janë ndeshur gjatë ndërtimit si dhe masat për eliminimin e tyre.

 “Këtu flitet për rehabilitim dhe vënien në funksion të mjeteve dhe të përdoruesve të rrugës në 12 kilometra, të cilat neve synojmë që ti vënë më punë sa më shpejt. Sigurisht dhe këtu kemi pasur disa probleme teknike të cilat jemi duke i shikuar me specialistët tanë në Autoritetin Rrugor Shqiptar për t’i kaluar me qëllim që të mbajmë ritmin e punës njësoj si dy viaduktet e tjera që janë duke u ndërtuar më tej dhe për ta hapur këtë segment rrugor në fillim të sezonit turistik”, deklaroi Qato.

Ministrja Balluku kërkoi nga përfaqësuesit e firmës kontraktuale përfundimin brenda afateve të parashikuara të punimeve duke e vënë theksin tek rëndësia e këtij aksi veçanërisht në sezonin e verës për qytetarët e Kosovës të cilët i drejtohen bregdetit shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ju duhet të bëni të pamundurën për të kapur afatet. Ky është një aks kombëtar shumë i rëndësishëm. Do ishte mirë që gjatë sezonit kjo pjesë të ishte dorëzuar për të mos krijuar dhe probleme në trafik i cili vjen dhe nga Kosova apo edhe vizitorët që janë shtuar kohët e  fundit dhe vijnë në zonën e Kukësit”, u shpreh Balluku.

Swiss Digital Mobile Reklama

Krahas dublimit të urave, në aksin Kukës-Morinë është duke u punuar edhe sa i takon masave mbrojtëse inxhinierike si dhe sigurisë rrugore për të bërë këtë rrugë më të sigurtë për të gjithë përdoruesit e saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?