Zhduken 3 të mitur nga një qendër sociale në Elbasan

Tre të mitur janë zhdukur nga një qendër sociale në Elbasan. Ditën e djeshme, përgjegjësi i kësaj qendre, 37-vjeçari R. P., ka kallëzuar në polici se janë larguar nga ambientet e qendrës tre të miturit, dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar.

“Më datë 19.09.2024, ka kallëzuar shtetasi R. P., 37 vjeç, me detyrë përgjegjës i një qendre sociale në Elbasan, se ditën e djeshme, janë larguar nga ambientet e kësaj qendre, 3 shtetas të mitur (dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar). Vijon puna për gjetjen e tyre”– thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?