Zhduket avioni me 162 persona në bord, nga Indonezia do shkonte në Singapor

Një avion i kompanisë malajziane Air Asia, që fluturonte nga Indonesia në Singapor rezulton i zhdukur, lajmin e konfirmon ministria e Transportit ne Indonezi.

Në bordin e avionit ndodheshin 162 persona, 155 pasagjerë, nga të cilët 16 femije dhe një foshnjë, ndërsa 7 ishin pjesëtarë të ekuipazhit.

Fluturimi me nr QZ8501 ishte nisur nga aeroporti i Surabaya, në ishullin Java e duhej të mbërrinte në aeroportin Changi të Singaporit. Vazhdon operacioni mbi kërkimet.

Sipas komunikimeve të drejtorisë së avionëve civilë te Singaporit, kontaktet e avionit a320 kanë humbur në hapësirën Indoneziane, 200 milje ose 350 km ne veri, midis zonës se Xhakartës e Singaporit.

Kompania ajrore ka konfirmuar që kanë humbur kontaktin me avionin dhe menjëherë kanë nisur kërkimet për ta lokalizuar.

Fluturimi ka nisur në orën 5 e 20 me orën lokale dhe duhet të arrinte në orën 1 e 30 me orën lokale.

SHKARKO APP