“Zhduket” dëshmitari i dytë i Frrokut, Prokuroria apelon vendimin e faktit

 

Ylli Memia, ish-gardisti që dëshmoi për llogari të hetimit mbi vrasjen e komisar Dritan Lamajt, nuk është paraqitur në proçesin penal në Gjykatën e Tiranës, ku akuzohet për dëshmi të rreme.

Sipas prokurorisë, Ylli Memia, nuk është paraqitur në organin e akuzës as në fazen hetimore, as në gjykimin e çështjes.

Sipas tyre gjykata nuk ka të dhena mbi vendndodhjen e tij.Emri i Memisë, u permend nga prokuroria si njeriu i cili kishte ndërmjetësuar takimin e dëshmitarit të mbrojtur prej akuzës që pa vrasësit e komisarit Dritan Lamaj dhe dy ish-zyrtareve të lartë të policisë.

Sipas Prokurorisë, ai ishte kontaktuar në telefon nga dëshmitari Arben Ndoka për të denoncuar vrasjen e komisarit të policisë.

Në sallën e gjyqi i thirrur për të dëshmuar mbi këtë rrethanë, Memia deklaroi se dëshmitari i mbrotjur është vetëofruar dhe se ai nuk është kontakuar prej tij.Kjo bëri që prokurorët të kërkojnë në salle marrjen e tij si të pandehur për kallzim të rremë.Nuk dihet nese Memia është larguar nga Shqipëria apo ka kërkuar azil ne ndonje vende te huaj, por ajo qe konfirmohet është se ky eshte i dyti deshmitar i çeshtjes Frroku qe zhduket ne menyre te mistershme.

Stafuka eshte personi i dyte i cili eshte zhdukur pasi rezultoi se ishte autor i vjedhjes se makines me te cilën eshte kryer vrasja e komisar Dritan Lamaj.

Dosja e Prokurorisë do t’i dorëzohet te marten Gjykates se Apelit për Krime të Rënda për të kundërshtuar vendimin e shkallës së parë.Mësohet se kërkesa për apelimin e vendimit është e bazuar në dy dëshmi të rëndësishme që sipas Prokurorisë vërtetojnë akuzën e ngritur ndaj Arben Frrokut.

Dëshmitari i mbrojtur dhe një çift që pretendon se ka parë vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamajt janë provat që paraqet akuza, mbi bazën e të cilave Prokuroria kërkon dënimin me “burg përjetë” për Arben Frrokun që la pak ditë më parë qelitë e paraburgimit.

SHKARKO APP