Zhdukja e Enver Stafukës, familjarët: U rrëmbye nga persona të veshur policë

Katër  persona të veshur me uniformë policie kanë rrëmbyer Enver Stafukën.

Ky është pretendimi i familjarëve të 48-vjeçarit, i dyshuar për vjedhjen e automjetit prej ku u qëllua kryekomisari Dritan Lamaj, 2 vjet më pare, teksa Stafuka prej më shumë se 24 orësh rezulton i zhdukur.

“Ishin katër persona të veshur me uniform policie dhe të armatosur, 2 me pistoleta, 1 me automatik. U paraqitën si policë. Pasi ka dalë vëllai nga lokali, i kanë thënë: ‘Ndal policia’, pa asnjë shenjë dalluese e kanë arrestuar, i vunë prangat, e kanë future në makinë civile dhe kanë shkuar në drejtim të Durrësit, jo në drejtim të Komisariatit të rrethit të Krujës.

Kërkoj ndihmë nga shteti të zbardhë çështjen. Lokali nga policia është rreth 200 metra. Ne nuk kemi konflikte me njeri”, pohon Naim Stafuka, vëllai i Enverit.

SHKARKO APP