Zhdukja e Jan Prengës, prokurorët shfaqin pamjet

Këtë të hënë, Dritan Rexhepi nuk u paraqit në seancën ndaj tij dhe të bashkëpandehurve, të akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Përmes avokates së tij, Joana Qeleshi, Rexhepi e arsyetoi mungesën me faktin se për të qenë në seancë, do të duhej të shoqërohej që të premten nga paraburgimi i Fierit në paraburgimin 313 në Tiranë.

SPAK paraqiti provat shkresore para gjykatës. Mes tyre, aktet e këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe akt-ekspertimi që tregon përputhshmërinë e ADN-së të përftuar nga njollat e gjakut të vendngjarjes me ato të nënës së Jan Prengës.

Prokurorët kanë pohuar se përmes pamjeve filmike në disa biznese është dokumentuar itinerari i ndjekur nga automjeti ku është futur me forcë Jan Prenga. Përmes pamjeve është provuar se viktima është mbajtur nën vëzhgim për disa ditë përpara ngjarjes, ku automjeti “Land Rover” i të dyshuarve ka ndjekur automjetin e viktimës në 15, 16 dhe 17 janar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?