“Zhdukja në Shkodër”/ Ministri malazez: Ka gjurmë, shefi i anti-drogës shpresoj të jetë gjallë
Kur kanë kaluar 5 ditë nga zhdukja në kufi me Shqipërinë e shefit të antidrogës për Ulqinin ende nuk ka asnjë gjurmë të tij. Autoritetet shqiptare me ato malazeze vijojnë kërkimet në dy anët e kufirit për të gjetur Rudolf Elezoviç. Zhdukja e tij është diskutuar edhe në parlamentin malazez ditën e sotme.
Deputeti i Dejan Gjurovic pyeti Ministrin e Brendshëm Sergej Sekulović në Parlament se si është e mundur që një zyrtar i lartë të zhduket dhe ende të mos ketë asnjë të dhënë mbi të.
“Shpresoj se kjo do të jetë çështja e fundit në Mal të Zi dhe se lufta nuk do të lëvizë nga një qytet në tjetrin dhe se me miratimin e ligjit të ri do të bëni gjithçka për t’i mbajtur fëmijët tanë të sigurt. Bëni gjithçka për të sjellë paqe në Malin e Zi” tha Gjuroviç.
Ministri i Brendshëm u përgjigj duke thënë se ka dijeni për rastin, për të cilin ka njohuri të caktuara operacionale që nuk mund t’i ndajë. “Shpresoj që është gjallë. Ka gjurmë të caktuara, por unë nuk mund t’i them ato tani” theksoi Sekuloviov.
Policia dhe prokuroria e Shkodrës por dhe ajo e Ulqinit kanë nisur hetimet lidhur me zhdukjen në 27 maj të shefit të antidrogës Rudolf Elezoviç. Burimet tregojnë se shefi i antidrogës ka qenë duke hetuar një çështje të trafikut të narkotikëve në bashkëpunim me policinë e Shkodrës.
Policia malazeze dyshon se zhdukja e tij mund të jetë organizuar nga persona të mafies malazeze në bashkëpunim me shqiptarët. 54 vjecari bisedën e fundit me telefon e ka pasur me një familjar ku mësohet se i ka thënë se do të shkonte me varkë në Shkodër për një punë.
Sinjali i fundit i telefonit është regjistruar në një zonë mes fshatit Pentar të Shqipërisë dhe Fraskanjel të Malit të Zi, që ndahen nga lumi Buna. Mësohet se denoncimin e ka bërë bashkëshortja e tij, më pas policia dhe prokuroria e Ulqinit nisën hetimet.
Dosjen i është dërguar dhe prokurorisë të Shkodrës. Rudolf Elezoviç më herët ka pasur dhe detyrën e drejtorit të policisë së Ulqinit. Vitet e fundit ushtronte funksionin e shefit të antidrogës për Ulqinin dhe Tivarin.
Abcnews.al