FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zheji komenton deklaratën e Ramës për Presidentin: Kjo është thirrje për luftë

Analisti Artur Zheji, i ftuar në emisionin “Pikat mbi i” në “News 24”, ka analizuar deklaratat e vazhdueshme të kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se PS-ja do të bëjë gjithçka për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta, duke thënë se është antishtet.

Për Zhejin, Rama ka bërë sërish thirrje për luftë, duke çuar lart emocionet dhe duke zbritur arsyen.

“Ka bërë thirrje për luftë, ndaj i them ndonjëherë marshall. Ai nxit establishmentin e vet në luftë të re. Kjo sepse duke e mbajtur të karikuar elektoratin, Rama mban në “jetë” propagandën. Ai është edhe kontravers. Rama po godet vetëm Metën, sepse e di se PD pa një forcë që vjen nga e majta e ka të vështirë të vijë në pushtet. Mendoj se kjo është thirrje për luftë. Rama çon lart emocionet dhe zbret arsyen. Në Komisionin Hetimor është Murrizi, që nuk ka fituar vota në zgjedhje. gjithashtu është edhe baba Taku, që dikur ka qenë me LSI-në”,- tha ndër të tjera Zheji.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?