Zheji publikon mesazhin: “Rama dhe ministrat kanë bëre testin e koronavirusit në një spital privat”

Gazetari Artur Zheji “360gradë” në TV Ora, publikoi një mesazh të fortë të dërguar nga një person, të cilit nuk ia bëri publik emrin.

Sipas mesazhit te një spital privat, gjenden rreth 40 mijë tamponë dhe të gjithë ministrat, përfshirë edhe Ramën e kanë bërë testin individualisht.

Mesazh-shkruesi vazhdon më tej ku pohon se nuk e lejojnë këtë spital që të bëjë testet, pasi merret vesh numri i të infektuarve në vend.

Zheji: Kam një informacion. Më thotë një zotëri që te një spital privat, gjenden rreth 40 mijë tamponë. Të gjithë ministrat, përfshirë edhe Ramën e kanë bërë testin individualisht, por nuk e lejojnë këtë spital që të bëjë testet, sepse mësohet numri real i personave që janë të infektuar. Madje, tenderi i tamponave, qeveria i ka shpallur sekret shtetëror.

Trondit mesazhi në “360gradë”: Rama dhe ministrat kanë bëre testin në një spital privat

SHKARKO APP