Zheji: SHBA do të ndryshojë marrëveshjen PD-PS të vitit 2008

I ftuar në hapësirën e intervistës në RTV Ora me gazetaren Beti Njuma, analisti dhe drejtuesi i emisionit 360 gradë Artur Zheji, tha se SHBA do të ndryshojë marrëveshjen PD-PS të vitit 2008.

“Unë mendoj që duhet të kthehemi mbrapa në vitin 2008, ku ligji aktual zgjedhor u miratua nga dyshja PD-PS. Ka qenë një marrëveshje Berisha-Rama e cila farkëtoi këtë kod zgjedhor që kemi sot. Nëse lexojmë atë çka është mbrapa paraqitjes, fakti që ambasadorja amerikane është detyruar dhe i ka ulur në kuadratin e SHBA, do të thotë se Shtetet e Bashkuara përmes Yuri Kim, duan të ndryshojnë jo kodin zgjedhor por marrëveshjen e vitit 2008 midis PD dhe PS. Pra, çformëzimin e dyshes PD-PS, që është ngurtësuar që në vitin 1991. Nuk bëhet fjalë për një reformë zgjedhore. Bëhet fjalë për përmbuysjen e një partitokracie e cila ka qeverisur me shumë probleme në Shqipëri që nga viti 1991 deri më sot”, u shpreh Zheji.

Ai u shpreh se SHBA po vendos një diktat të paparë në lidhje me negociatat e këshillit politik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shtoi se këshilli politik po negocion te rezidenca e ambasadës së SHBA-ve, pasi është një metaforë për të thënë se reforma zgjedhore do të bëhet sikurse do Amerika.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mendoj se SHBA po vendos një diktat të paparë ndonjëherë duke e zhvendosur sallën e bisedime në rezidencën e ambasadës, në kohën e ndonjë çaji apo aperitivi të zonjës Kim. Nuk ka kuptim që të jetë aty. 

Unë mendoj se kjo është një metaforë e Yuri Kim për tu thënë se reforma do të bëhet ashtu sikurse do SHBA, pra nuk dalin dot nga korsia. Kim po kupton çdo ditë e më shumë realiteti bizantin shqiptar”, tha Artur Zheji.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?