Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 20 Nëntor 2026, 13:08 “Prania Besnike” e PS nis turin në diasporë, këtë fundjavë takime me shqiptarët në Greqi Partia Socialiste ka nisur turin e takimeve në Diasporë ku këtë fundjavë do të ndalet në disa zona të Greqisë. Në një postim në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • Tirana
  • Aeroporti i Tiranës
  • Sulme kibernetike
  • Buxheti 2027
  • Merkato
  • Ogren Balluku
  • Dogana
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • Tirana
  • Aeroporti i Tiranës
  • Sulme kibernetike
  • Buxheti 2027
  • Merkato
  • Ogren Balluku
  • Dogana
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zhgënjimi me ligjet e Kalifornisë, Musk do të zhvendosë selitë e kompanive SpaceX dhe X

Aktualitet E mërkurë, 17 Korrik 2024 08:27
Zhgënjimi me ligjet e Kalifornisë, Musk do të zhvendosë selitë e kompanive SpaceX dhe X
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Elon Musk tha të martën se do të zhvendosë nga Kalifornia në Teksas selitë e dy kompanive, SpaceX dhe X, duke përmendur një ligj të ri në Kaliforni për identitetin gjinor si “shtysën e fundit” për marrjen e vendimit.

Miliarderi, i cili javën e kaluar shprehu mbështetjen për republikanin Donald Trump për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, po vendos në Teksas pothuajse të gjitha selitë e kompanive të tij, përfshirë kompaninë Tesla në vitin 2021.

Njeriu më i pasur në botë, zoti Musk e ndryshoi rezidencën e tij në vitin 2021 nga Kalifornia për në Teksas, shtet i cili nuk ka tatim shtetëror mbi të ardhurat për banorët e tij.

Një ligj i ri në Kaliforni, i cili i ndalon drejtoritë arsimore që të kërkojnë nga mësuesit t’i njoftojnë prindërit kur një nxënës ndryshon identitetin gjinor ose orientimin seksual, ndihmoi në nxitjen e njoftimit të së martës, tha zoti Musk.

“Për shkak të këtij ligji dhe shumë të tjerëve që i paraprinë atij, që vë në shënjestër familjet dhe bizneset”, tha zoti Musk duke shpjeguar vendimin e tij në rrjetin X. Ai ka një vajzë transgjinore.

Mund t'ju interesojë

Erion Veliaj i dërgon letër publike Belinda Ballukut

Erion Veliaj i dërgon letër publike Belinda Ballukut

Para 13 minutash
Sulm ajror rus në Ukrainë: Zelenskyy flet për një nga më të mëdhenjtë

Sulm ajror rus në Ukrainë: Zelenskyy flet për një nga më të mëdhenjtë

Para 15 minutash
Raketa ruse në Poloni, tre objekte bien pas sulmit masiv ndaj Ukrainës

Raketa ruse në Poloni, tre objekte bien pas sulmit masiv ndaj Ukrainës

Para 46 minutash

Gjatë viteve të fundit, shefi i kompanive SpaceX dhe Tesla është shprehur hapur për politikën në vend dhe ka kritikuar shpesh administratën e Presidentit Biden dhe qëndrimet e demokratëve për çështje të ndryshme, përfshirë të drejtat transgjinore dhe imigracionin.

Historikisht, votuesit në Kaliforni i kanë mbështetur kandidatët demokratë, ndërsa Teksasi konsiderohet një bastion i fuqishëm republikan.

Zoti Musk tha se zyra kryesore e firmës SpaceX do të zhvendoset në një objekt ekzistues në Boca Chica, Teksas, ndërsa X do të zhvendoset në Austin. Është e paqartë se në çfarë shkalle do të transferohen nga Kalifornia në Teksas vendet e punës dhe objektet e kompanive të tij.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kompania SpaceX ka një seli madhështore pranë qytetit Los Anxhelos në Kaliforni, një qendër të rëndësishme ku mijëra punonjës ndërtojnë raketën e fuqishme Falcon 9, kapsulat Dragon për astronautët dhe disa satelitë.

Në vitin 2021, zoti Musk zhvendosi zyrat qendrore të firmës Tesla nga Kalifornia në Teksas, por vitin e kaluar tha se Kalifornia do të mbetet qendra për inxhinierinë. Më herët këtë vit, ai zhvendosi nga shteti Delauer dokumentat ligjore të themelimit të korporatës SpaceX, pas një vendimi të një gjykatëseje që anuloi planin e kompensimit të zotit Musk prej 56 miliardë dollarësh nga firma Tesla, siç ishte rënë dakord në vitin 2018 përmes një vote nga aksionarët./VOA/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

“Prania Besnike” e PS nis turin në diasporë, këtë fundjavë takime me shqiptarët në Greqi
Para 9 minutash

“Prania Besnike” e PS nis turin në diasporë, këtë fundjavë takime me shqiptarët në Greqi

Erion Veliaj i dërgon letër publike Belinda Ballukut
Para 13 minutash

Erion Veliaj i dërgon letër publike Belinda Ballukut

Sulm ajror rus në Ukrainë: Zelenskyy flet për një nga më të mëdhenjtë
Para 15 minutash

Sulm ajror rus në Ukrainë: Zelenskyy flet për një nga më të mëdhenjtë

Zbulohen çerekfinalet e Nations League, spikat Spanjë-Francë dhe Angli-Norvegji
Para 20 minutash

Zbulohen çerekfinalet e Nations League, spikat Spanjë-Francë dhe Angli-Norvegji

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 16 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 14 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

3 Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026

4 Erion Veliaj i dërgon letër publike Belinda Ballukut
Para 13 minutash

Erion Veliaj i dërgon letër publike Belinda Ballukut

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.