Zhupa: PS nuk do t’ia heqë imunitetin Ballukut, pasi çon në arrestimin e Ramës

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa thotë se PS nuk do ta japë autorizimin për t’i hequr imunitetin Belinda Ballukut, pasi diçka e tillë do të ishte një dhënie autorizimi për arrestimin e ardhshëm të kryeministrit Edi Rama. Për të kjo e ndalon PS-në në mënyrë kategorike që t’i qëndrojë zotimit që vetë ka bërë, për miratimin e çdo kërkese që do të vinte nga SPAK-u.

“Besoj vendimi do jetë ai që paralajmëroi Taulant Balla, për të quajtur të vetmjaftueshëm çështjen e pezullimit që ka dhënë Gjykata Kushtetuese dhe për t’u munduar me çdo kusht që atë pezullim ta heqin nëpërmjet ndryshimit të Kodit të Procedurës Penale.

Ata e dijnë që një dhënie autorizmi për arrestimin e Belinda Ballukut është në fakt një dhënie autorizimi për arrestimin e ardhshëm të Edi Ramës dhe kjo ata i ndalon në mënyrë kategorike për t’i qëndruar atij zotimi publik që kanë bërë, përmes gojës së ish-kreut të grupit parlamentar të PS Beldi çuçi, që ka thënë çdo kërkesë e SPAK-ut do marrë miratimin e mazhorancës socialiste, se s’do të bëhemi ne pengesë e hetimeve të një drejtësie që e krijuam për të hetuar njerëzit me imunitet”, tha Zhupa në ”A2cnn”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?