FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zhvillimi i qëndrueshëm 2030, Rama: Objektiva të qarta për të ardhmen e vendit

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Shënimet e Javës”, ka komentuar miratimin e Udhërrëfyesit Kombëtar për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030, duke e cilësuar atë si një dokument të rëndësishëm për orientimin e zhvillimit afatgjatë të vendit.

Sipas tij, ky udhërrëfyes vjen menjëherë pas një momenti të rëndësishëm në Bruksel, ku Shqipëria ka hyrë në fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ai theksoi se pas këtij zhvillimi janë marrë një sërë vendimesh strategjike që lidhen me të ardhmen e vendit deri në fund të dekadës.

Rama u shpreh se objektivi kryesor mbetet përmbyllja e 33 kapitujve të negociatave sipas kalendarit të dakordësuar, por paralelisht me këtë proces po ndërtohet edhe një vizion më i gjerë për Shqipërinë e së ardhmes. Udhërrëfyesi i miratuar, sipas tij, përcakton objektiva konkrete dhe të matshme për zhvillimin e vendit, duke shërbyer si një plan orientues për institucionet shtetërore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky plan përfshin fusha kyçe si ekonomia, arsimi, shëndetësia, mjedisi, mirëqeverisja dhe përmirësimi i cilësisë së jetës së qytetarëve. Qëllimi, sipas kryeministrit, është që zhvillimi të mos mbetet vetëm një proces formal i negociatave, por të shndërrohet në transformim real të shoqërisë dhe institucioneve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në të njëjtin kontekst, Rama njoftoi edhe miratimin e një partneriteti strategjik me agjencitë e Kombeve të Bashkuara për periudhën 2027–2031. Ky bashkëpunim synon të mbështesë Shqipërinë në fusha të rëndësishme si zhvillimi i kapitalit njerëzor, transformimi ekonomik, rritja e gjelbër, forcimi i drejtësisë dhe konsolidimi i institucioneve.

Ai nënvizoi se procesi i integrimit europian nuk duhet parë thjesht si një marrëdhënie me Brukselin, por si një transformim i brendshëm i shtetit dhe shoqërisë shqiptare. Sipas Ramës, ky proces kërkon institucione më të forta, investim te njerëzit dhe planifikim afatgjatë, në mënyrë që Shqipëria të përmbushë standardet europiane dhe të garantojë një të ardhme më të qëndrueshme për qytetarët e saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?