Zhvishej lakuriq para të miturave në trotuarin e shkollës, arrestohet 45-vjeçari

­Një ngjarje e çuditshme ka vënë në lëvizje prej 20 ditësh policinë e Sarandës, e cila më në fund ka arritur të kapë një shtetas që dyshohet se kryente veprime të turpshme para fëmijëve të mitur të një shkolle 9-vjeçare publike te qytetit.

Denoncimi i parë në Komisariat in e Policisë së Rendit Sarandë, është regjistruar më datë 30 dhjetor 2014 nga prindër të fëmijëve që mësojnë në shkollën “Adem Sheme” të Sarandës. Sipas tyre, një person i paidentifikuar, ka hequr pantallonat në trotuarin pranë shkollës dhe u ka treguar organet gjenitale një grupi vajzash që sapo kishin mbaruar mësimin. Fëmijët të traumatizuar kanë njoftuar menjëherë prindërit, por dhe pas denoncimit të tyre, policia nuk ka arritur të identifikojë të dyshuarin.

E njëjta ngjarje është përsëritur, në orën 13.30 të datës 19 janar 2015. Ai ka kryer të njëjtin veprim, me dy vajza te mitura, nxënëse të shkollës “Adem Sheme”. Prindër të dy vajzave, kanë kallëzuar sërish aktin e turpshëm të kryer mbi fëmijët e tyre. Në një situatë të tillë, policia e Sarandës ka krijuar një grup hetimi për të identifikuar dhe kapur të dyshuarin. I arrestuari është shtetasi Aristidh Loli.

Aristidh Loli mësohet të jetë i martuar, por pa fëmijë. Nuk dihet ende nëse ky person vuan nga probleme mendore apo gjeste të tilla i bën me vetëdije. 45­-vjeçari e bënte vazhdimsht në shkollë këtë gjest. Burime pranë grupit hetimor, bëjnë të ditur se një grup forcash policore ka shkuar menjëherë në banesën e tij, ku janë përballur me bashkëshorten, e cila pyetjen e parë që u ka bërë policëve kriminalë, ka qenë: “Mos ka ngacmuar sërish ndonjë femër”.

Policia ka arritur të bindë familjarët, që Aristidh Loli të dorëzohej vetë në Komisariat in e Policisë dhe kjo është realizuar mesditën e së dielës, ndërkohë që rreth orës 19.00, është firmosur urdhërndalimi i tij. Burimet bëjnë të ditur se deri tani, i dyshuari ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzës “vepra të turpshme”, ndërkohë që hetimet vijojnë intensivish t. Ajo që mundëm tëmësojmë është se 45-vjeçari i bënte shpesh gjeste të tilla në shkollë. Rasti më i fundit daton në 19 janar 2015. Më të rëndë situatën e bën edhe neglizhenca e drejtuesve të institucionit arsimor, të cilët nuk kanë reaguar ndaj një problemi të tillë, të përsëritur. 

 

SHKARKO APP