Zi në familjen e ish-presidentit Alfred Moisiu

Dhëndri i ish-presidentit Alfred Moisiu, Durim Ylli, është ndarë nga jeta ditën e sotme. Ky lajm i trishtë është bërë me dije nga vetë familjarët në rrjetet sociale, ku ndër të tjera kanë lajmëruar se varrimi i tij do të bëhet ditën e nesërme në varrezat e Sharrës.

“Me hidhërim të thellë ju njoftojmë ndarjen nga jeta të bashkëshortit dhe babait tonë të dashur Durim Ylli. Varrimi bëhet nesër, më 27 Korrik, në Varrezat e Sharrës. Nisja nga shtëpia ora 11:00. Nga Familja”, thuhet në njoftim, duke mos dhënë më tepër detaje për shkaqet e ndarjes nga jeta.

Durim Ylli ishte i martuar me vajzën e ish-presidentit Alfren Moisiu, Ana Moisiu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?