Zjarr i madh, merr flakë pika e grumbullimit të makinave
Aktualitet E Hënë, 10 Gusht 2020 16:42
Me ikjen e vranësirave dhe motit të freskët dhe rikthimin e vapës, duket se kanë filluar edhe zjarret. Ditën e sotme një zjarr i madh ka rënë në një pikë grumbullimi skrapi e varrezë makinash. Zjarri ka rënë në afërsi të rrugës “Tiranë-Ndroq” në dalje të Kombinatit. Siç shihet edhe nga videot, nga flakët dalin shllunga të mëdha në ngjyrë të zezë.
KOHA JONË SONDAZH

