Zjarr i madh në Domen të Postribës, frikë për fatin e nënës dhe dy fëmijëve

Një shtëpi në fshatin Domen në Postribë është djegur. Brenda janë nëna me dy fëmijë që nuk përgjigjen dhe është e paqartë nëse kanë humbur jetën apo jo.

Nëna dhe dy fëmijët kishin shkuar te shtëpia e vjetër e cila ishte e pabanueshme dhe ka marrë zjarr. Banesa ndodhet rreth 30 minuta në këmbë nga rruga e makinës.

Zjarrfikëset kanë mbërritur, por banesa ka qenë e djegur për shkak të terrenit malor dhe njoftimit jo në kohën e duhur. Efektivët zjarrfikës po mundohen të verifikojnë gjendjen e nënës me dy fëmijë që sipas dyshimeve të para kanë humbur jetën sepse nuk përgjigjen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?